Futboll

Hidhet shorteu i ‘Final 4’, përballen Egnatia – Vllaznia dhe Partizani – Skënderbeu

Nga Gazeta Si- Federata Shqiptare e Futbollit hodhi në ambientet e stadiumit “Air Albania” shortin për “Final 4”, miniturneun që do vendosë se cili ekip do fitojë Superioren.

Dy gjysmëfinalet do jenë Egnatia - Vllaznia dhe Partizani - Skënderbeu ndërkohë të gjitha ndeshjet do luhen në “Air Albania” nga 17-26 maj.

Gjysmëfinalja e parë do luhet më 17 maj në orën 20:00 midis Partizanit dhe Skënderbeut. Gjysmëfinalja dytë do luhet më 19 maj në orën 20:00 mes Egnatias dhe Vllaznisë.

Ndërkohë finalja për vendin tre/katër do luhet më 24 maj në 19:00 dhe finalja e madhe do luhet më 26 maj në Air Albania në orën 19:00.

Sa i përket shortit, skuadrat u ndanë në dy vazo me nga dy skuadra (te vazo 1 ishin Egnatia dhe Partizanit, ndërsa te vazo 2, Vllaznia dhe Skënderbeu).

Pasi kanë mësuar kundërshtarët, trajnerët e katër skuadrave kanë bërë dhe fotografi pranë kupës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë