Lajme

Hidhet nga kati i pestë, ndërron jetë 42-vjeçarja në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë.
Një grua 42-vjeçare me inicialet S. H është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hysen Gjura” dhe dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rëndë psikologjike.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë