Futboll

Hetimi/ Ronaldo theu protokollin, rrezikon gjobë ose skualifikim

Gjashtë lojtarë të Juventusit, me në krye Kristiano Ronaldon, i cili rezultoi pozitiv, po hetohen nga autoritetet italiane, pasi kanë thyer rregullat e protokollit. Portugezi dhe 5 lojtarë të tjerë juventinë braktisën izolimin, ndërkohë që dy pjesëtarë të klubit bardhezi afër skuadrës kishin rezultuar pozitivë. Në këtë rast, Juventusi i shpëton dënimit, sepse ishte vetë klubit që sinjalizoi autoritetet shëndetësore për atë çfarë kishte ndodhur.

Ministri i Sportit në Itali, Vinçenco Spadafora, ka pohuar se Kristiano Ronaldo ka thyer protokollin. "Po, Ronaldo ka thyer protokollin anti-Covid, duke shkuar në Portugali dhe pastaj duke u kthyer në Itali. Nuk ka pasur ndonjë autorizim specifik për autoritet shëndetësore për ta bërë këtë”, - tha Spadafora në një intervistë për “Rai Radio Uno”.

Kristiano Ronaldo. Gazeta Si, 16 tetor 2020

Kjo do të thotë se për Ronaldon dhe lojtarët e tjerë të Juventusit që shkuan në ekipet kombëtare, do të ketë një dënim, që mund të jetë gjobë, ose skualifikim për disa ndeshje. Përveç Kristiano Ronaldos, te Juventusi ka dalë pozitiv edhe mesfushori MekKeni, si dhe trajneri i ekipit U-23, Lamberto Xauli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë