Gazeta Si – Prokuroria e Romës, së cilës i ka kaluar tashmë e drejta e procedimit penal për hetimin 'Prisma', ka bërë hapat e parë. Për këtë hetim, që ka lidhje me bilancet e Juventusit, është kërkuar nga klubi i Juventusit të dorëzojë dokumentacionin përkatës "që lidhet veçanërisht me bilancin e 30 qershorit 2022".
![](https://gazetasi.al/wp-content/uploads/2023/12/prokuroria.jpg)
Lajmi është komunikuar edhe nga vetë klubi bardhezi. "Klubi është informuar se pranë Prokurorisë së Romës po bëhen hetime në lidhje me eksponentë të kompanisë, që kanë të bëjnë me bilancin e 30 qershorit 2022. Klubi nuk rezulton nën hetim”, - shkruhet në një komunikatë të Juventusit.
Duhet kujtuar se në hetimin penal ‘Prisma’ janë përfshirë 12 persona, me të cilëve ish-drejtues të lartë të Juventusit (nga Andrea Anjeli te Pavel Nedved, Fabio Paratiçi e Mauricio Arrivabene). Akuzat kanë qenë ato të faturimit fals dhe shkeljeve të tjera që kanë të bëjnë me bilancet e klubit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.