Futboll

Hetimi për çështjen e basteve, sekuestrohen materialet audio me emrat e lojtarëve të tjerë

Gazeta Si – Në kuadrin e hetimit të Prokurorisë së Torinos në lidhje me bastet e vëna nga disa lojtarë të njohur në Itali, si Faxholi i Juventusit dhe Tonali e Xaniolo, është sekuestruar materiali i burimit të Koronës.

Policia ka sekuestruar ‘file’-t me audion misterioze, ku përmenden emra futbollistësh të tjerë nga ana e Mauricio Petras, burimit të supozuar të Fabricio Koronës, mbretit të paparacëve që nxorri skandalin e basteve ilegale. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë hetuesve.

Sekuestrimi është bërë në La Spezia. Deri pak ditë më parë materiali është ruajtur nga avokati Mateo Baso, të cilit i ishte dorëzuar nga vetë Petra. Avokati nuk e ka ekzaminuar kurrë përmbajtjen e materialit.

Në hetim, i akuzuari kryesor është Nikolo Faxholi i Juventusit, që ka pranuar gjithçka. Një tjetër emër i bujshëm i hetimit është Sandro Tonali, ish-lojtari i Milanit që tani luan për Njukastëllin. Mesfushori pritet të skualifikohet të paktën një vit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë