Futboll

Hetimi për Barcelonën, një arbitër pohon se ka paguar në të zezë djalin e Negreiras

Gazeta Si – Detaje rë reja në lidhje me çështjen ‘Negreira’ në Spanjë, që po hetohet nga ‘Guardia Civil’. Në qendër të kësaj çështje është Barcelona, e akuzuar për korrupsion, pasi paguante ish-shefin e arbitrave Negreira.

Sipas ‘El Confidencial’, së fundi arbitri Santiago Jaime Latre, i cili ka gjykuar ndeshje të La Ligës nga 2014 deri në 2022-shin dhe që tani është pjesë e skuadrës VAR, ka pohuar se ka bërë pagesa në të zezë te djali i Negreiras.

Barcelona feston nje gol gjate nje ndeshjeje. Gazeta Si, 11 janar 2024

Latre ka pohuar se ka paguar - për të përmirësuar paraqitjen e tij në fushë, – si shërbime “coaching”, Enriquez Romero, të cilin e njihte nga koha e mbledhjeve në selinë e RFEF.

“E dija si punonte, njihja kolegë të tjerë që bashkëpunonin dhe vendosa t’i besoj atij”, - ka thënë ish-arbitri. Nga hetimi del se janë bërë në total 7 pagesa nva 200 euro nga një llogari e Jaime Latre te Enriquez Romero. Shumë pagesa janë bërë edhe nga arbitra të tjerë spanjollë, por të deklaruara si shërbim konsulence.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë