Bota

Hetimi i ‘New York Times’: Sulmi në Donjeck ishte një raketë ukrainase dhe jo ruse

Gazeta Si - Dy javë pas masakrës në tregun e Kostiantynivkas të Donjeckut në Ukrainë, ku një raketë vrau të paktën 17 njerëz (përfshirë disa fëmijë) dhe plagosi 30 të tjerë, një hetim i “New York Times” drejton gishtin nga Kievi.

Ndërsa menjëherë pas sulmit, presidenti Volodymyr Zelenski foli për një "akt çnjerëzor absolut", nga ana e Moskës, disa detaje çuan menjëherë në besimin se në realitet raketa që ra në zonë nuk ishte ruse, por ukrainase.

Dhe tani një hetim nga gazetës amerikane duket se konfirmon këtë hipotezë, duke ngritur dyshime serioze për përgjegjësinë ruse.

Sipas “NYT”, në fakt, masakra e Kostiantynivkas ishte rezultat i një gabimi tragjik nga ana e forcave të armatosura ukrainase.

Para së gjithash, vë në dukje e përditshmja prestigjioze, raketa erdhi nga veri-perëndimi, pra nga një zonë e kontrolluar jo nga rusët, por nga ukrainasit dhe pikërisht nga ajo zonë në atë kohë ka prova se janë lësuar raketa anti-ajrore.

Së dyti, shtrirja dhe përhapja e dëmit të shkaktuar nga raketa nuk duket të jetë në përputhje me sistemet e armëve të përdorura nga rusët.

Rindërtimi i ngjarjes nga autoritetet ukrainase në fakt fliste për një raketë të lëshuar nga një sistem i mbrojtjes ajrore S-300, i cili megjithatë mbante një kokë lufte shpërthyese të ndryshme nga ajo që shpërtheu në të vërtetë në tregun Kostiantynivka.

Madje edhe fragmentet e raketave dhe përmasat e vrimave në fasadat e shtëpive pranë zonës së shpërthimit, janë nuk janë në përputhje me armatimin rus, por me një raketë 9M38, e cila u furnizohet ukrainasve si municion për sistemin raketor kundërajror “Buk”.

Pra, çfarë ndodhi në të vërtetë në Kostiantynivka? Sipas “New York Times”, ishte një raketë ukrainase që shpërtheu dhe doli jashtë kursit, ose për shkak të një mosfunksionimi elektronik, ose për shkak të dëmtimit të sistemit të drejtimit në momentin e lëshimit.

Dhe për të mbështetur tezën, gazeta raporton gjithashtu se si fillimisht autoritetet ukrainase u përpoqën të pengonin gazetarët e saj të hynin në zonën e masakrës. Por në fund të dërguarit arritën të hynin dhe mblodhën fragmentet e raketës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë