Politike

Hetimi i Dakos, PD: Rama po e dorëzon që nesër ta lirojë si Saimir Tahirin

Partia Demokratike e vlerëson marrjen në pyetje të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako si një dorëzim të kontrolluar që kryeministri Edi Rama po i bën atij, me qëllim që ta nxjerrë më pas të pafajshëm. Në një deklaratë të tijën, të postuar edhe në faqen e PD-së në Facebook, Belind Këlliçi, kryetar i Forumit Rinor të PD-së, shprehet se “pas dy vjetësh heshtjeje dhe përpjekjesh për të shkatërruar çdo provë, prokuroria qenka kujtuar më në fund të thërrasë akulloren e Ramës, Dakon e Niçes”.
“Në fakt nuk ka asgjë të re! Është i njëjti skenar siç bëri me Saimir Tahirin! Pas presionit të opozitës dhe atij ndërkombëtar, Rama vendosi t’i bëjë një dorëzim të kontrolluar Dakos, t’u hedhë hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve dhe nesër ta nxjerrë të pafajshëm”, shprehet mes të tjerash Këlliçi.

https://www.facebook.com/partiademokratike/posts/10157193149914909

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë