Lajme

Heroinë në Durrës, në pranga 35-vjeçari

Policia Kufitare ka parandaluar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të drogave të forta.
Policia bën me dije se është vënë në pranga shtetasi N. K, 35 vjeç.
Siç njofton policia, në pikën e kontrollit të mjeteve, duke përdorur edhe qenin antidrogë, kanë kaluar në skaner mjetin tip Renault, me drejtues shtetasin N. K. dhe pas skanimit të mjetit, në brendësi të tij është dalluar një pako, e dyshuar se mund të kishte lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 pako, me peshë rreth 500 gr, me lëndë narkotike, e dyshuar heroinë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë