Policia e Durrësit ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në lagjen nr.6 të qytetit, duke sekuestruar 11 doza heroinë dhe një sasi parash, si dhe duke arrestuar poseduesin e tyre.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi G. B., 17 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë dhe 52.000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.