Ka ndodhur

Heroina në Elbasan, kapet “koka” e shpërndarjes së lëndës narkotike

Policia e Elbasanit ka arrestuar një tjetër shtetas të implikuar në trafikimin e mbi 4 kg heroine, të sekuestruar një ditë më parë.

Policia thotë se në pranga ka rënë 36-vjeçari Gazmir Harremi, i cili sipas policisë i siguronte lëndën narkotike shtetasit të arrestuar ditën e djeshme, G. B.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë