Keshilla

Herë tjetër merrni mbi 3 javë pushime. Do të rroni më gjatë

Me ardhjen e shtatorit shënohet edhe fundi i pushimeve verore dhe rikthimi në punë apo shkollë. Por çfarë shkaktojnë pushimet në trurin tonë dhe rikthimi në punë?

Sipas një studimi të fundit, u zbulua se pushimet në mënyrë të rregullt ndikojnë pozitivisht në jetëgjatësinë tuaj. Njerëzit që morën tre javë ose më pak pushime kishin 37% më shumë probabilitet për të vdekur se ata që kishin marrë më shumë se tre javë pushim.

 Puna, largon mundësinë për të bërë aktivitete fizike si dhe për t’u ushqyer shëndetshëm.

Sipas studimeve, ata që nuk marrin pushime rregullisht kanë tendencën të punojnë më gjatë dhe të flenë më pak, gjë që ndikon te shëndeti i tyre. Shkencëtarët analizuan vetëm përfitimet pozitive te shëndeti që vinin prej pushimeve dhe jo nëse personat udhëtuan në një vend të largët për pushimet e tyre.

Ata zbuluan se pushimet më të shkurtra ishin të lidhura me një shkallë vdekshmërie më të lartë në grupin e personave që iu nënshtruan programit shëndetësor (regjim i shëndetshëm ushqimor, ushtrime fizike dhe këshilla mbi stilin e jetës). Në grupin e ndërhyrjes, meshkujt që morën tre javë pushime apo më pak gjatë vitit, kishin 37% probabilitet për të vdekur mes viteve 1974 – 2004, krahasuar me atë që kishin marrë më shumë se tre javë pushimesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë