Politike

Hemorragjia e dytë e PD/ Kush votoi kryetarin e ri dhe kush u largua duke u sulmuar nga militantët e Bashës

Lulzim Basha fitoi kryesinë (me jo shumë mbështetje në bazë nëse shohim anëtarët që votuan pro) por humbi një pjesë të konsiderueshme të deputetëve, ata që kishin ende një peshë elektorale në degët që përfaqësonin.

Pas 10 orë debatesh matematika e votave nuk pati ndonjë surprizë.

Basha mbajti njerëzit më të ngushtë, ndërsa në PD vijoi hemorragjia e dytë e njerëzve me largimin e disa deputetëve të cilët nuk u kursyen nga militante të Bashës edhe në orën 03.00 të mëngjesit kur braktisën votimin.

Kryesia e PD-së votoi në unanim që të zgjidhet kryetari i partisë në datën 29 korrik.

Një tezë kjo indirekt e mbështetur nga Lulzim Basha i cili po trumbeton nëpër takime të rinjsh se nuk po bën fushatë për tu rikthyer por qëndrimet e tij vërtetojnë të kundërtën.

Në deklaratat e tij ai ka dalë kundër ngritjes së grupeve të punës për riorganizim të PD duke përjashtuar cdo mundësi negocimi apo bashkimi me pjesën tjetër të PD së drejtuar nga Berisha.

E kundërta kërkohej nga grupi parlamentar i PD-së i mbështetur nga Gazment Bardhi. Deputetët kërkuan përmes një drafti zyrtar fillimisht riorganizimin kapilar të partisë (duke mos përjashtuar negociatat edhe me pjesën tjetër të partisë) dhe më pas në fund të procesit zgjedhjen e kryetarit të ri.   

Për zgjedhjen e kryetarit të ri në fund të korrikut votuan 17 anëtarë të kryesisë, 2 vota kundër dhe tre abstenime.

Kjo tezë u mbështet më herët edhe nga një mbledhje e beftë e kryetarëve të degëve të zgjedhur nga koha kur Basha ishte kryetar i partisë.  

Në fund të mbledhjes dhe votimit Jorida Tabaku dha dorëheqjen edhe nga detyra e nënkryetares së PD-së.

Votimi i kryesisë për zgjedhjen e kryetarit më 29 korrik.

Anëtarët që votuan pro:

1 ENKELEJD ALIBEAJ

2. FLUTURA AÇKA

3. JEMIN GJANA

4. TAULANT ZENELI

5. ENDRI HASA

6. INDRIT SEFA

7. KRESHNIK ÇOLLAKU

8. ROLAND BEJKO

9. GENTIAN GABA

10. AGRON KAPLLANAJ

11. ARBI AGALLIU

12. FITIM ZEKTHI

13. GAZMEND KODUZI

14. MERITA BAKIU

15. ORJOLA PAMPURI

16. TAULANDA JUPI

17. XHEMAL GJUNKSHI

Ata që votuan kundër:

JONILA GODOLE

FLAMUR HOXHA  

Ata që abstenuan:

JORIDA TABAKU

JUELA HAMATI

ORIELA NEBIJAJ

Deputetët që u larguan nga mbledhja dhe nuk morën pjesë në votim:

GAZMENT BARDHI

SAIMIR KORRESHI

HELIDON BUSHATI

DASHNOR SULA

LEFTER GESHTENJA

BLEDION NALLBATI

DHURATA ÇUPI

Cfarë vendosi kryesia e PD:

1.        Në çdo degë të PD brenda datës 15 korrik kryhet procesi i plotë i evidentimit të antarëve me të drejtë vote

2.        Zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023.

3.        Kryesia e PDSH brenda datës 12 qershor 2023, cakton grupet e punës në nivel qarku që në bashkëpunim me degët të mbikqyrin procesin e evidentimit të anëtarësisë;

4.        Kuvendi i jashtëzakonshëm statutor zhvillohet brenda muaji shtator 2023;

5.        Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Sekretariati dhe Komisioni Zgjedhor për njoftimin dhe ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë