Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me helmimin e nxënësve në Postrribë të Shkodrës, mbrëmjen e djeshme.
Në Spitalin e Shkodrës janë paraqitur për mjekim 12 fëmijë të moshës 10-12 vjeç, me shenja intoksikimi, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Siç njofton policia, familjarët e tyre thonë se fëmijët kanë konsumuar ushqim në një fast food, përpara shkollës në qendër të fshatit Postrribë, Shkodër.
Policia bën me dije se janë shoqëruar pronarët e “Fast Food-it” për deklarime, si dhe po bëhen verifikimet nga Drejtoria AKU.
Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.