Bota

Hedh vajzën 5 vjeçare nga tarraca e më pas tenton të vetëvritet (ishte ndarë nga gruaja)

Fillimisht hodhi nga tarraca vajzën e tij 5-vjeçare dhe më pas u hodh vetë duke tentuar të vetëvritet. E ka bërë një baba natën mes 4 dhe 5 janarit në Cinto Caomaggiore, në provincën e Venecias, Itali. Fqinjët kanë lajmëruar shërbimet e urgjencës. Vajza e vogël u shtrua në spitalin Ca' Foncello në Treviso për një dëmtim të rëndë në kokë.

Ambulanca nuk mundi të arrinte në kohë për shkak të mjegullës dhe ishte e nevojshme transportimi i saj me autoambulancë: pas vlerësimeve fillestare, fatmirësisht nuk rezulton në rrezik për jetën. Babai, i lindur në vitin 1980, nuk mori dëmtime. Ai është në paraburgim, me urdhër të policisë për tentativë vrasje. Burri është ndarë nga partnerja dhe ka pasur fëmijën në kujdestari gjatë festave të Krishtlindjeve.

Prokuroria: “Në pritje të kushteve psikofizike të burrit”

Zyra e prokurorit të Pordenone, e cila ka juridiksion mbi rajonin lindor të Venetos, po vlerëson se çfarë duhet të bëjë. “Asnjë masë nuk është marrë ende, sepse presim të kuptojmë nga spitali kushtet psikofizike të autorit të këtij gjesti”, tha për ANSA prokurorja në detyrë e Pordenones, Maria Grazia Zaina, në lidhje me ngjarjen.

“Çdo përfundim tjetër është i parakohshëm për momentin. Këto janë situata shumë delikate, të cilat përfshijnë si viktimë edhe një të mitur. Derisa të sqarohen konturet dhe mbi të gjitha të përcaktohet gjendja mendore e autorit të veprimit nga specialistët të cilëve iu besua, kjo zyrë nuk do të japë asnjë detaj, aq më pak informacion të përgjithshëm dhe asnjë element tjetër”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë