Kinema

Harvey Weinstein, “gjahtari seksual” i Hollivudit bie me turp

Harvey Weinstein është shpallur fajtor për sulme seksuale,  duke vulosur rënien marramendëse të pronarit të fuqishëm të studios se Hollywood dhe një fitore për lëvizjen #MeToo kundër ngacmimit seksual. Weinstein, 67 vjeç, u dënua në New York City për përdhunim dhe akte kriminale seksuale. 

Por ai u shpall i pafajshëm për akuzën më të  rëndë, atë për dhunë seksuale në rrethana rëndësuese. Tashme i përballet me një dënim që mund të arrijë mbi 25 vite burg. Ai ende  përballet me akuza në Los Angeles për dhunim të dy grave në vitin 2013.

 Të paktën 80 gra e kanë akuzuar atë për ngacmime seksuale, qe datojnë dekada me pare , duke  përfshirë aktoret Gwyneth Paltrow, Uma Thurman dhe Salma Hayek.  Akuzat ishin në qendër të lëvizjes #MeToo që frymëzuan gratë për të dalë në publik me akuzat për ngacmime kundër burrave të fuqishëm. Pronari i studios se Hollywood dikur shijonte sukses fenomenal me fituesit e Oskarit, Pulp Fiction, Good Will Hunting, Kings’s Speech  dhe Shakespeare in Love.

 Çfarë  ndodhi në gjykatën e New York?

Juria e përberë nga shtatë burra dhe pesë gra arriti vendimin e saj të hënën në mëngjes, ditën e pestë të periudhës ne dispozicion të tyre për vendimmarrje.  Weinstein – i cili mohoi të gjitha akuzat – u dënua për dhunë seksuale ish-asistenten e produksionit Mimi Haleyi në 2006 dhe përdhunimin e Jessica Mann, një ish aktore, në 2013. 

Por juria e shpalli atë të pafajshëm për dy akuzat e tjera për dhune seksuale në rrethana rënduese e cila është një vepër penale qe dënohet deri me dënim të përjetshëm. Pas vendimit, Weinstein nuk shfaqi asnjë emocion ndërsa foli me avokatin e tij kryesor Donna Rotunno.  Por gjyqtari urdhëroi që ai të dërgohet menjëherë në burg. Vendimi lidhur dënimin e tij me burg do te jepet me 11 Mars.

Mimi Haley ishte njëra prej akuzueseve ndaj Harvey Ëeinstein, që dëshmoi para gjykatës rastin e saj. Ajo tha se Weinstein e kishte përdhunuar në Manhatan pasi e kishte ftuar në shtëpinë e tij. Mbrojtja e Weinsten këmbënguli se bëhej fjalë për një marrëdhënie seksuale konsensuale, por Mimi Haley e hodhi poshtë këtë.

Dëshmia e Jessica Man ishte ajo që fundosi komplet figurën e Weinstein. Ajo tha para jurisë së kishte një “raport shumë degradues me Weinstein, që nuk përfshinte interkursin”, deri në momentin kur ai e përdhunoi në një hotel të Nju Jorkut në 2013. Ajo tha se “Harvey kishte aftësinë që të ishte sharmant në publik, por kur ishin vetëm tregonte anën e tij të errët”.

Dëshmi tjetër ishte edhe ajo e aktores së “Sopranos”, Annabella Sciorra, që tha se Weinstein e kishte përdhunuar në mes të viteve ’90. Akuzat e saj kanë kaluar afatin ligjor që Weinstein të merrej i pandehur, por dëshmia u kërkua për të provuar se ish-producenti ishte një përdhunues serial.

Hetuesit nxorrën edhe dëshmitë e tre grave të tjera, joaktore të cilat ishin joshur prej Weinstein me premtimin e një vendi pune dhe më pas në takimet me të ishin sulmuar seksualisht dhe përdhunuar.

Më Shumë