Mjedis

Harta që tregon vendet e pashkelura nga njerëzit në Tokë

Një hartë e krijuar rishtas ka zbuluar vendet "më të egra" në Tokë, vendet e pashkelura nga njerëzit, ose ku njerëzit kanë ndikimin më të ulët. Kjo hartë mund të përdoret për të mbështetur shtytjen për të lënë mënjanë gjysmën e Tokës për natyrën, thonë autorët e saj. 

"Nëse doni të dini se ku mund të gjeni një vend që akoma nuk është shkatërruar nga industria, infrastruktura ose vendbanimet, kjo hartë është zgjedhja e duhur," thotë Erle Ellis, një ekolog botëror në Universitetin ne Maryland, i cili kontribuoi në ndërtimin e hartës.

Harta, e botuar sot në revistën Global Change Biology, bashkon katër modele të zhvilluara në mënyrë të pavarur për të përcaktuar se ku i lë njerëzimi gjurmët e gishtërinjve, duke përdorur tregues të ndryshëm të veprimtarive njerëzore.

Të katër modelet përdorin popullsinë njerëzore, zonat e ndërtuara dhe tokën bujqësore si shenja për ndikimin e njeriut. Indeksi Global i Gjurmëve Njerëzore përdor gjithashtu rrugët, linja hekurudhore, rrugët ujore të lundrueshme, dritat e natës dhe kullotat për të identifikuar hapësirat e shkelura nga njerëzimi

Projekti mbledh zona të ndryshme të ekosistemeve të populluara, si zonat rezidenciale në Afrikë, ku njerëzit jetojnë shumë pranë natyrës. Hartat globale të ndërhyrjes njerëzore dhe zonat me ndikim të ulët janë përpjekje më e fundit për të identifikuar zonat e pashkelura nga njerëzimi. Kjo hartë ka ndihmuar edhe identifikimin e minierave dhe zonat e mbrojtura dhe shpyllëzimet.

Të gjithë ekspertët janë pajtuar se rreth gjysma e Tokës ka një ndikim "të ulët" njerëzor, dhe një e katërta e sipërfaqes pa akull të planetit ka një ndikim "shumë të ulët" njerëzor. “Kjo nuk është për t'u habitur”, thonë ekspertët, “pasi shumica e zonave që përshtaten me këtë kategori janë ose shumë të ftohta, siç janë tundra dhe pylli boreal që shtrihet përgjatë veriut të largët të Amerikës dhe Eurazisë, ose zona shumë të nxehta, siç janë shkretëtirat në botë. Ata thonë se zonat që nuk kanë shumë drita, rrugë ose njerëz tani renditen si ndikim të ulët.

Për shembull, hulumtimet arkeologjike dhe sondazhet ekologjike të specieve të pemëve sugjerojnë gjithnjë e më shumë se pylli i Amazonës po ndikohet gjithnjë e më shumë nga veprimtaria njerëzore. Por duke qenë se pylli aktualisht ka bimët më të lashta dhe një infrastrukturë të papërfillshme njerëzore, shumica e Amazonës cilësohet si me "ndikim i ulët" në hartë.

Mbështetje për të “mbrojtur” gjysmën tjetër planetit

Studiuesit thonë se duke qënë se 50 për qind e Tokës ka vetëm nivele të ulëta të ndikimeve njerëzore, thirrjet për të ruajtur gjysmën e planetit janë shtuar. Autori kryesor Jason Riggio, një ekspert në Universitetin e Kalifornisë shpreson se harta mund të çojë drejt nisjes një fushate për mbrojtjen e gjysmës së planetit deri në vitin 2050 .

Riggio thotë se grupi nuk po rekomandon që zona me ndikim të ulët të bëhen në parqe të mbrojtura rreptësisht. Edhe shumë prej zonave me ndikim “shumë të ulët” kanë njerëzit në to. "Nuk ka të bëjë me përjashtimin e njerëzve ose krijimin e parqeve kombëtare ku njerëzit nuk lejohen të bëjnë ndonjë përdorim," thotë Riggio.

“Përkundrazi”, thotë ai, “zona të tilla mund të menaxhohen si për jetën e egër ashtu edhe për shfrytëzimin nga njerëzve, si fermat e kafeve.

Harta e re tregon gjithashtu se zonat me ndikim të ulët nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë në mbarë tokën. Më pak se një për qind e kullotave të buta, pyjeve halore tropikale dhe pyjeve të thata tropikale kanë ndikim shumë të ulët njerëzor. Burimi: NationalGeographic. Solli në shqip: Gazeta "Si"

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë