Trend

Harry Styles vesh fustan, mashkulli i parë mbas 127 vitesh në kopertinën e Vogue

Këngëtari, pjestari i grupit të njohur 'One Direction' është kthyer në qendër të vëmendjes para disa kohësh pasi u shfaq në shumë evente i veshur ekstravagant e ndoshta më shumë se aq duke marrë parasysh se në shumë raste ka veshur fustanë. Kjo mënyrë veshje ka arritur majat kur ai u shfaq në kopertinën e Vogue, i pari mashkull mbas 127 vitesh që del në kopertinën e revistës.

Ai, ndër të tjera, është shprehur gjithmonë se nuk mendon se ekziston një rregull "rroba për femra, rroba për meshkuj" dhe çdo njeri mund të vishet si të dojë.
"Unë dua ti bëj vetë rregullat për jetën time dhe nëse më pëlqen të vesh fustan, do të vesh fustan." tha ai për Vogue.
Gjithsesi, Styles ka treguar se kurrë nuk ka qenë qëllimi i tij të jetë pjesë e Vogue e aq më pak në kopertinë. Ka bërë diçka që i pëlqen dhe mirëpret çdo reagim.

Ai ka treguar dhe se me stilin e tij kërkon të tregojë se të gjithë duhet ta pranojnë njëri-tjetrin ashtu siç janë, pa kërkuar të ndryshojnë asnjëri.
"Është koha të pranojmë se çdokush mund të bëjë çfarë të dojë për aq kohë sa është i lumtur dhe nuk cënon njeri." ka thënë Styles.
Epo, një fustan të fut dhe në histori si duket.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë