Trend

Harrojini maskat e zakonshme. Helmetat hapësinore janë aksesori më i fundit i modës

Një vit më parë do të të kishin quajtur të çmendur ndërsa sot, mbajtja e një helmete në aeroplan apo në rrugë ju bën një person për t'u patur zili.
Shumë kompani kanë krijuar maska nga më të ndryshmet e disa të tjera kanë shkuar më larg me krijimet e tyre.
Tashmë po shiten maska që duket sikur vijnë nga hapësira.
Kompania "VYZR technologies" ka krijuar "BioVYZR". Helmeta ka ventilator, pastrues ajri dhe punon me bateri. Përveç kësaj, jo vetëm që lufton virusin me të por dhe padyshim tërheq vëmendje kudo të jesh.

BioVYZR nga VYZR technologies

Kompania thotë se BioVYZR është e përkryer për "hapësira publike të mbushura me njerëz, shkollë dhe universitare, punë, takime dhe zyra", megjithëse është e çuditshme të mbash një fjalim me diçka të tillë në kokë. Helmetat janë shitur aktualisht dhe kompania thotë se ka pafund porosi të tjera.
AIR nga MicroClimate është një maskë akrilike që lejon përdoruesit të mbajnë syze dhe gjithashtu ju bën të dukeni sikur keni ardhur nga një tjetër planet.

Air nga MicroClimate

Ky version i maskës mundëson një pamje të plotë të fytyrës dhe lidhet me një copë rreth qafës që mund të hiqet dhe të lahet.
“MicroClimate ka një teknologji unike që e bën të duket sikur nuk ka asgjë para jush ndërsa e keni të vendosur. Kjo e bën vendosjen e saj shumë të rehatshme,” tha Michael Hall, themeluesi i MicroClimate.
Artistja Katya Lozanova bën maska me kapuçë që sigurojnë 100% mbrojtje gjatë blerjeve, udhëtimeve ose shëtitjeve.
“E mira është se nuk do të jeni në gjendje të prekni fytyrën tuaj gabimisht dhe të transferoni patogjenë ose papastërti. Gjithashtu mund të kombinohet mjaft mirë me rrobat tuaja." tha Lozanova.

Krijimi i Katya Lozanova

Një dizajner nga Sofja, Bullgari, i quajtur Aakasha gjithashtu bën mburoja që vendosen në kapuç me zinxhir dhe "ju bëjnë të ndiheni plotësisht rehat dhe të sigurt gjatë daljes".

Krijimi nga Aakasha

Le të presim deri kur ti shikojmë këto krijime dhe në javët e modës që të bindemi se në kohë pandemie, moda ka ndryshuar më shumë seç ne kemi menduar.
Burimi: Forbes. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë