Trend

Harrojini fjalëkalimet e shkurtra, është koha për fjali!

Të gjithë e dimë si funksionon kur regjistroheni në një faqe interneti. Ju kërkohet të zgjidhni një fjalëkalim. Duhet të ketë një numër të caktuar karakteresh, të përmbajë shkronja, të paktën një numër dhe ndoshta të paktën një karakter të veçantë. Por disa karaktere të veçanta janë shumë të vështira për t’u mbajtur mend dhe në shumicën e rasteve e harroni brenda një dite kodin që vendosët.

Heqja e fjalëkalimeve të komplikuara, të cilat janë të vështira për t'u kujtuar, është parashikuar prej vitesh, por deri më tani nuk është marrë asnjë hap konkret. Megjithatë, dy studiues kanë krijuar një ide për zëvendësimin e fjalëkalimeve të vështira me fjalëkalime më të sigurta që njerëzit do t’i mbajnë mend më lehtësisht.

Kevin Juang, ish-student në Universitetin e Clemsonit dhe këshilltari i tij, Joel Greenstein, kanë krijuar një prototip që u mundëson sistemeve online apo faqeve internetit dhe përdoruesve të tyre të zëvendësojnë fjalëkalimet me kombinime të krijuara rastësisht që në teori, do të jetë shumë më e lehta për t'u mbajtur mend.

Fjalëkalimet janë diskutuar në hulumtimet online të sigurisë për më shumë se 30 vjet, por shumica e faqeve të internetit dhe aplikacioneve ende përdorin fjalëkalime të vështira. Kjo është edhe arsyeja pse përdoruesit e kanë të vështirë të hyjnë në sistem, por është gjithashtu edhe arsyeja pse shumica e tyre tentojnë të zgjedhin emrin apo ditëlindjen duke i bërë ata një “pre të lehtë” për hakerat. Njerëzit gjithashtu ndonjëherë përdorin një fjalëkalim në më shumë se një faqe interneti, ose përdorin një fjalë të caktuar në mënyrë të përsëritur për të bërë fjalëkalimin edhe më të lehtë për t'u gjetur.

Fjalëkalimet që funksionojnë

Sistemi i krijuar nga Juang dhe Greenstein gjeneron seri të fjalësh të të thjeshta, duke u bazuar tek një listë e personalizuar prej rreth 10,000 fjalë të sigurta. Çdo fjalëkalim ka 24 shkronja dhe do të krijohet nga vetë përdoruesi.
"Ka ndoshta shumë njerëz që do të vendosnin ‘Më pëlqen Ariana Grande' si fjalëkalimin e tyre”, thotë Greenstein. “Pse jo mund të funksionojë”.

Megjithatë, vendosja e një fjalëkalimi të rastësishëm është vetëm gjysma e zgjidhjes. Gjysma tjetër që e bën frazën më të lehtë për t'u kujtuar është kur hyni. Shumë faqe errësojnë fjalëkalimin e përdoruesit në momentin që shkruhet, gjë që e bën shumë më të vështirë për ta kujtuar.

Fjalëkalimi që sugjerojnë ekspertët do të mund të shihet në momentin që shkruhet, është më i gjatë se një fjalëkalim normal dhe përmban hapësirë mes fjalëve, si për shembull: "Rruga drejt suksesit është gjithmonë në ndërtim e sipër!".

Ata janë më të lehtë për tu kujtuar se sa disa simbole të rastësishme së bashku me emrin apo ditëlindjen tuaj. Do të ishte më e lehtë të mbani mend një frazë nga kënga juaj e preferuar ose shprehja juaj e preferuar se të mbani mend një fjalëkalim të shkurtër por të ndërlikuar. Këto fjalëkalime do të jenë pothuajse të pamundura për tu sulmuar nga hakerat, pasi shumica e tyre mund të gjejnë vetëm fjalëkalime me 10 karaktere. Përdorimi i një fjalëkalimi të tillë do t'ju japë zgjidhjen që keni kërkuar. Vetëm sigurohuni që fraza që do të zgjidhni është gjithashtu e lehtë për tu kujtuar./Wall Street Journal/ 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë