Instagram ka nisur një politikë të re, e cila përcakton heqjen e të gjitha filtrave që tregojnë një realitet tjetër, ose promovojnë kirurgjinë plastike, duke deklaruar se mund të dëmtojnë shëndetin mendor të njerëzve.
Efektet e tilla që i bëjnë njerëzit të duken sikur kanë bërë injeksione në buzë, apo që kanë ndryshime të tjera në fytyrë do të jenë të ndaluara. Hulumtimet tregojnë se këto efekte në fotografi, mund t’i bëjnë njerëzit të ndjehen më keq për mënyrën se si ata duken në të vërtetë.
"Ne jemi duke rivlerësuar politikat tona, ne duam që efektet në fotografi të jenë një përvojë pozitive për njerëzit," tha një zëdhënës i Instagramit.
Gjithashtu, ai ka deklaruar se gjithçka lidhet me mirëqenien e përdoruesve.
“Ndërsa ne jemi duke rivlerësuar politikat tona, mendojmë t'i heqim të gjitha efektet nga galeria e [efekteve] të lidhura me kirurgjinë plastike dhe do të ndalojmë miratimin e mëtejshëm të efekteve të tjera si këto,” shtoi ai.
Në gusht të këtij viti, aplikacioni krijoi një riorganizim të efekteve, ku lejonte përdoruesit të vendosnin imazhe të ndryshme në fytyrë dhe efekte të njohura si “Plastica” ku imitohen efektet e kirurgjisë kozmetike. Ndërsa, një tjetër efekt i quajtur “FixMe” tregonte se një kirurg virtual, mund të rregullonte defektet që kishin përdoruesit në fytyrë, e shumë të tjera si këto.
Për një kohë zëdhënësit mendonin se kjo ishte një lëvizje e pasigurt, për sa kohë do të merret për të hequr të gjitha efektet por shumë përdorues e mirëpriten këtë vendim.
Disa njerëz deklaruan se të gjitha filtrat përdoren, vetëm si argëtim nga përdoruesit dhe disa prej tyre nuk e mirëpritën vendimin e Instagramit, ndërsa shumë të tjerë e mirëpritën vendimin dhe politikat e Instagram që, kanë për qëllim mirëqenien mendore të përdoruesve.
Ka një sërë studimesh që tregojnë se përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale, mund të shkaktojë depresion tek përdoruesit./BBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.