Lajme

Haradinaj: Thaçi-Vuçiç-Rama kanë diskutuar për shkëmbim territoresh

Në prag të samitit të Brdo-Brijunit, ku vendi ynë do të jetë mikpritës duke bërë bashkë krerët e shteteve nga mbarë Ballkani, kryeministri kosovar Ramush Haradinaj është shprehur se ekziston një dyshim i bazuar që presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve së bashku.
“Ekziston një dyshim i bazuar, se Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku nën udhëheqjen e Përfaqësueses së lartë, Federika Mogerinit. Ekziston ky dyshim pavarësisht se unë nuk mund ta konfirmoj”, është shprehur Haradinaj.

Më pas Haradinaj ka thënë se Mogherini nuk do të jetë më pjesë ndërlidhëse e dialogut pasi koha e saj ka përfunduar. “Procesi i zonjës Mogherini nuk vazhdon më, pasi procesi i zgjedhjes është në vazhdim. Nuk ka mbetur më kohë për Moghenirin. Nuk kam asgjë personale me të siç mendojnë shumica, por për çështjen e kufirit jam kundër dhe kushdo që flet për kufijtë është armik i vendit tim. U kam thënë të gjithëve, si asaj si të gjithëve”, ka thënë në fund Haradinaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë