Politike

Haradinaj: Thaçi do t’i japë fuqi ekzekutive komunitetit serb

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë përplasur sërish për çështjen e kufijve ditën e sotme. Haradinaj ka akuzuar Presidentin Thaçi se nuk ka asnjë plan për Preshvën dhe se së bashku më Aleksandër Vuçiç të po planifikon t’u japë të drejta ekzekutive komunitetit serb në Kosovë.

Nëpërmjet një konference për shtyp, Presidenti, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje edhe njëherë të gjitha partive politike i Kosovës që të bashkohen me procesit e dialogut me Serbinë. Kreu i shtetit ka thënë se korrigjimi i kufijve në kuadër të fazës finale nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën Thaçi ka theksuar edhe njëherë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe ka paralajmëruar se Prishtina duhet te angazhohet për  respektim të plotë të standardeve e komunitet serb.

“Jam këtu që t’ju bëj ftesë edhe njëherë gjithë skenës politike, shoqërisë civile, mediave, që të punojmë bashkë me qëllimin që brenda një periudhe te shkurtër kohore të përmbyllet procesi i bisedimeve, duke krijuar kushtet për nënshkrimin e marrëveshjes që do të nënkuptonte normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që do të hapte perspektivë europiane për Kosovën dhe Serbinë”, deklaroi presidenti. “Duhet të angazhojemi për respektimin e plotë sipas standardeve më të larta të komunitetit serb në mënyrë që ata të ndihen komod për të jetuar në Kosovë dhe për t’u integruar në institucione, pa të drejtën e vetos. Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet vetëm nëse palët bëjnë kompromis. E di që dikush mund të thotë që Kosova ka bërë kompromise të mjaftueshme. Pajtohem plotësisht. Ka edhe nga ata që thonë se Serbia duhet ta njohë Kosovën menjëherë. Pajtohem plotësisht. Por dua të thekson se sot Serbia nuk po e bën një gjë të tillë”, theksoi ai.

Presidenti Hashim Thaçi

Konferenca, e cila erdhi  pak pas raporteve se Presidenti Thaçi do të takohet me Donald Trump në Ushington, ka shkaktuar një tjetër përplasje të ashpër me kryeministrin Haradinaj. Edhe pse Thaçi ka lënë të kuptohet bekimin e SHBA-së për çështjen e korrigjimit të kufijve Ramush Haradinaj ka një tjetër teori. Në një intervistë, kryeministri ka bërë të ditur se ka biseduar personalisht me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, të cilët, sipas tij, i kanë thënë se nuk sugjerojnë asnjë zgjidhje që nënkupton shkëmbimin e territoreve apo çështjen e kufijve.

Kryeministri la  të kuptohet se Thaçi nuk i ka seriozisht konferencat për ku flet për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Ai thotë se Presidenti po përmbush kërkesat e palës serbe që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të ketë kompetenca ekzekutive. Duke komentuar pas mbledhjes së qeverisë Haradinaj deklaroi se të gjithë duhet ta mbrojnë kushtetutën e Kosovës e jo të flasin për kufijtë pa mandat. Akuzat e Haradinaj janë ngritur disa ditë më parë edhe nga disa ekspertëve perëndimorë, të cilët pretendojnë së Alexandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi, nuk po planifikojnë vërtet ndryshimin e kufijve. “The Economist” shkruan se “plani i tyre i vërtetë mund të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës nga qeveria serbe në këmbim të dhënies së një lloj autonomie serbëve që jetojnë brenda territorit të Kosovës. Sipas ekspertëve, kjo do t’u mundësonte serbëve që jetojnë në Kosovë të formojnë një republikë të pavarur, të ngjashme me Republikën Sprska në Bosnjë”.

Kryeministri Ramush Haradinaj 

Ndërkohë, në një konferencën për mediat, presidenti Thaçi  ka thënë se nëse arrihet pajtimi për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, atëherë edhe Rusia do ta heqë veton për Republikën e Kosovës në Këshill të Sigurimit. Thaçi e konsideroi marrëveshjen për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë si rruga e vetme për anëtarësimin e Kosovës në OKB, NATO apo BE.

“Së bashku me partnerët tanë arritëm në këtë fazë të progresit ku jemi njohur nga 116 shtete të botës dhe jemi anëtarësuar në shume organizata ndërkombëtare. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se stabiliteti i plotë dhe afatgjatë i Kosovës lidhet lidhur me anëtarësimin në OKB, më NATO dhe BE. Kosova do të jetë shtet i qëndrueshëm vetëm duke qenë shtet anëtar i OKB-së, NATO-s dhe BE-së”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë