Ka ndodhur

Hapet sektori i vizave dhe pasaportave në Ambasadën Gjermane, por priten reduktime dhe shtyrje datash

Nga dita e hënë, (23 nëntor) sektori i vizave dhe pasaportave në Ambasadën Gjermane është hapur sërish, por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet.

Për pasojë do të ketë shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Ambasada gjermane njofton se personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht.

“Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pasaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konsideratë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime.

Këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesve/-eve dhe të punonjësve/-eve. Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmangia e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19. Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse. Lutemi për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë