Lajme

Hapet Panairi i Librit “Tirana 2019”

Panairi i librit “Tirana 2019” ka hapur sot dyert e edicionit të tij të 22-të në Pallatin e Kongreseve.
Si çdo vit, shtëpitë botuese në vend vijnë me tituj të rinj për të gjithë dashamirësit e librave artistikë dhe jo vetëm.
Lexuesit në këto ditë mund të takohen nga afër edhe me autorët, të cilët gjenden në stendat ekspozuese.
Ky është një nga evenimentet kryesore të promovimit të librit dhe kulturës në përgjithësi.
Për ceremoninë e hapjes së këtij eventi kulturor, në një tryezë të rrumbullakët në mjediset e Pallatit të Kongreseve u bënë bashkë njerëz të librit, shkrimtarë, botues, pedagogë, ambasadorë.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, pjesë e panelit vu në pah rëndësinë e këtij eventi për kryeqytetin. Sipas saj, këto ditë do të shërbejnë për të shfletuar shumë tituj të rinj, për të takuar autorë, përkthyes, për të marrë pjesë në prezantime librash, workshope, etj.
Panairi do të qëndrojë i hapur deri të dielën më 17 nëntor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë