Politike

Hapet gara për kryetarin, 7 anëtarë të komisionit të PD citojnë statutin: Kriteret që duhet të plotësojë kandidati

Komisioni Zgjedhor, i ngritur dy ditë më parë nga kryesia e Partisë Demokratike, ka përcaktuar kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për kryetar partie.

Komisioni i përbërë nga 7 anëtarë është mbledhur për të cituar pikën 4 të nenit 10 të Statutit të PD.

“Zgjedhja apo caktimi në funksione brenda Partisë bëhet bazuar në:- kohëzgjatjen e anëtarësimit në parti apo shfaqjes si simpatizant i saj; kontributit në fushata elektorale; kontributit profesional e politik në parti, si dhe në promovimin e vlerave themelore që udhëheqin PDSH-në;  aktivizimit në jetën politike e publike të vendit; mbrojtjes në vazhdimësi të interesave, vlerave dhe programit të PDSH-së; si dhe  reputacionit në radhët e anëtarësisë dhe/ose shoqërisë në tërësi”.

 Çdo kandidat, që plotëson kriteret sa më sipër ka të drejtë të paraqesë kërkesën për konkurrim pranë Sekretarisë së Komisionit në PD duke plotësuar një formular që gjendet edhe online.

Kërkesa për kandidim duhet të paraqitet deri të shtunën e kësaj jave.

Deri tani, Fatbardh Kadilli ka shpallur zyrtarisht kandidaturën përballë kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Zgjedhja e kryetarit do të bëhet sipas parimit ”një anëtar një votë”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë