Menaxhim

Hapet ankandi për parqet eolike deri në 75/mwh. Shteti nuk do të ofrojë sipërfaqe toke

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku hapi ankandin për ndërtimin e parqeve eolike. Ajo njoftoi se operatorët e interesuar duhet të paraqesin projektet me kapacitet 10 Mwh dhe 75 Mwh.  100 Mwh do të blihen nga qeveria. Vlera tavan e vendosur është 75 euro për Mwh dhe kompanitë e interesuara mund të ofertojnë çmimin më të ulët.

Për këto projekte do të ketë dy faza vlerësimi. Në fazën e parë do të verifikohet dhe vlerësohet eksperienca teknike dhe burimet financiare dhe pozita ligjore e kompanive.  Në fazën e dytë do të vlerësohen ofertat financiare.

“Sot ndodhemi për të hapur një ankand për një lloj tjetër alternativ të energjisë, ankand i energjisë eolike. Ky ankand do të japë mundësinë të ndërtojmë parqe. Ankandi do u japë mundësi prodhuesve që të japin ide për të ndërtuar impiante me kapacitetit 10 Mwh dhe 75 Mwh në fillim çmimi i parafiksuar do të orientohet për 100 MË në total që do blihen nga Shqipëria. Çmimi 75 euro për Mwh do të jetë Tavani që të ofertojnë çmimin më të ulët. Do të ketë dy faza vlerësimi.”

Ndryshe nga herët e tjera, kur ankandet e hapura të qeverisë për parqet eolike kanë patur në dispozicion dhe një sipërfaqe toke ku mund të bëhet projekti, këtë herë nuk ka një gjë të tillë.

Sipas ministres Balluku, shteti do të ofrojë mundësinë e studimeve të fizibilitetit dhe një ndarje të zonave ku nuk mund të ndërtohen.

Ministrja i referohet këtij lloj investimi si investim hibrid, ku shteti nuk ka vënë tokë në dispozicion.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë