Biznes

Hapen më pak ndërmarrje të reja dhe të drejtuara prej grave

Në vlerë nominale ndërmarrjet aktive në fund të 2018-ës kanë shënuar rritje, por çelja e ndërmarrjeve të reja në numër ka qenë më pak se gjatë 2017-ës.

Të dhënat e INSTAT tergojnë se edhe numri i ndërmarrrjeve të reja aktive të drejtuara nga gratë, ka njohur trend rënës gjatë tre viteve të fundit.

Gratë menaxhojnë 25,7 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej, krahasuar me 29,7 % gjatë vitit 2017. Sa u përket ndërmarrjeve aktive që operojnë në bashkinë e Tiranës, gratë menaxhojnë 33,2 % të tyre.

Ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4 të punësuar, të cilat zënë 91,2 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë. Në ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar, gratë drejtojnë 19,6 % të ndërmarrjeve.
Ekonomia shqiptare është e përqëndruar kryesisht në aktivitetin tregtar, dukuri e cila vihet re edhe në ndërmarrjet e regjistruara gjatë vitit 2018. Ndërmarrjet tregtare zënë 23,2 % të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2018, krahasuar me 25,0 % të regjistruara gjatë vitit 2017.

Në Bashkinë e Tiranës janë përqendruar pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, ndërsa në Bashkinë e Fushë-Arrëzit shënohet numri më i ulët.

Për nga ndarja rajonale, rajoni më i zhvilluar është rajoni qendër ku përfshihen Qarqet Tiranë dhe Elbasan, ku janë përqendruar ndërmarrjeve aktive. Pothuajse e njëjta situatë është edhe me ndërmarrjet e regjistruara gjatë vitit 2018. Të punësuarit në këtë rajon zënë pak më shumë se gjysmën e të punësuarve gjithsej. Aktiviteti ekonomik tregtar mbizotëron ndaj aktiviteteve të tjeraKjo dukuri është e njëjtë si në nivel qarku, ashtu edhe në nivel bashkie.

Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 3,8 % të ndërmarrjeve aktive, krahasuar me 3,9 % në vitin 2017 dhe punësojnë 9,6 % të të punësuarve gjithsej.
Ndërmarrjet nga vendet e Bashkimit Evropian përfaqësojnë 64,8 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta. Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë 52,8 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta gjithsej. Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në Qarqet Tiranë dhe Durrës, me 81,7 %.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë