Keshilla

Hani avokado! Ja nga cilat sëmundje ju mbron

Të konsumosh një avokado në ditë mban larg disa sëmundje. Avokadot, përmirësojnë shëndetin e syve të flokëve, ky frut gjithashtu ndihmon trupin tuaj që të absorbojë vlerat ushqyese, forcon kockat rrit energjinë etj.

Acidi Oleik që përmban avokado, forcon zemrën tuaj. Përmbajtje të lartë fibrash. Avokadot përmbajnë fibra natyrale më shumë se çfarëdo fryti tjetër dhe kjo sasi e lartë fibrash synon rregullimin e tretjes dhe ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak.

Përmban anti­oksidantin më të fuqishëm ‘Glutationin’ i cili fuqizon sistemin tuaj imunitar dhe mban sistemin tuaj nervorë të shëndetshëm.

Avokado gjithashtu mund të ndihmojë të menaxhoni peshën tuaj

Nëse jeni duke u përpjekur për të humbur peshë, ju duhet të filloni të konsumoni avokado. Sipas një studimi, konsumimi i gjysmë avokadoje mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur shumë gjatë dhe pas ngrënies së saj. Studimi u zhvillua në pacientët mbipeshë dhe atyre iu dha gjysma e një avokadoje me drekën e tyre. Nga pacientët që u janë dhënë avokado, 40 përqind kanë raportuar se kishin pak dëshirë për të ngrënë për tre orë pas ngrënies së avokados. Gjithashtu, 28 përqind e pjesëmarrësve kishin pak dëshirë për të pirë pesë orë pas ngrënies.

Avokadot janë të pasura me rreth 20 vitamina dhe minerale. Vetëm një kokërr i këtij fruti të shijshëm përmban:

26% Vitamina B6

53% Vitamina K

33% Vitamina C

21% Vitamina E

41% Folate

28% Kalium

19% Bakër

28% Acid Pantotenik


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë