Në një moment të caktuar mbrëmjen e së mërkurës, Napoli e pa veten me 9 pikë diferencë lag Juventusit kryesues, po vërshëllima finale e dy ndeshjeve e ngushtoi diferencën në 4 pikë.
“Gjatë ndeshjes mbrëmë ishte një moment kur diferenca me Juven ishte 9 pikë, por në fund ne treguam personalitetin tonë dhe ia dolëm që të përmbysim rezultatin. Tani janë vetëm 4 pikë larg”, kështu e komenton kapiteni i Napolit Marek Hamsik triumfuan 4-2 kundër Udinezes, ndërsa Juve hodhi një hap të gabuar duke barazuar 1-1 kundër Crotones.
“Mbrëmë morëm pak frymë”, por që sot në mëngjes jemi të përqendruar vetëm tek ndeshja kundër Juventusit. Do të jetë një takim shumë i rëndësishëm, një ndeshje që do të ndikojë shumë se si do të përmbyllet sezoni.
Të dielën e 22 prillit, në “Allianz Stadium” do të luhet Juventus-Napoli, teksa deri në përmbyllje të sezonit janë edhe 5 javë kampionat.
Si.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.