Bota

Hamas-Izrael, afër marrëveshjes për armëpushim. Viktima në kampin e refugjatëve në Gaza

Gazeta Si - Njoftimi i një marrëveshjeje të mundshme të armëpushimit dhe një shkëmbim të burgosurish midis Izraelit dhe Hamasit mund të bëhet "brenda disa orësh" nga zyrtarët e Katarit, tha përfaqësuesi i fraksionit islamik, Izzat el Reshiq, për televizionin “Al Jazeera”.

“Marrëveshja e pritshme do të përfshijë lirimin e grave dhe fëmijëve izraelitë të pengjeve në këmbim të grave dhe fëmijëve palestinezë në burgjet okupuese”, tha el Reshiq.

Më parë, një nga liderët e Hamasit - Ismail Haniyeh - kishte thënë se grupi ishte "afër arritjes së një marrëveshjeje për një armëpushim" me Izraelin.

Po ashtu, një burim izraelit i tha “Channel 12 TV”: "Ne jemi shumë afër një marrëveshjeje" për lirimin e disa pengjeve në Gaza. Ai nënvizoi se ka ende aspekte teknike për t'u zgjidhur, sipas burimit ka një marrëveshje, sipas së cilës, të paktën 50 persona do të lirohen, ndërsa dhjetëra të tjerë mund të lirohen në këmbim të zgjatjes së armëpushimit. Ata që duhet të lirohen, - tha TV, - duhet të jenë fëmijët, nënat e tyre dhe gratë e tjera”.

Më herët. të paktën 17 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën mbrëmjen e të hënës në një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat, në jug të Gazës: raporton agjencia palestineze e lajmeve Wafa, duke deklaruar se viktimat përfshijnë gjithashtu gra dhe fëmijë.

Sipas raportit të publikuar nga grupi militant i Hamasit, numri i të vdekurve shkon në 13300, ku 5600 prej tyre janë fëmijë.

Të dhënat e deklaruara nga Hamas ende nuk janë të konfirmuara nga institucione zyrtare si Autoriteti Palestinez apo institucione ndërkombëtare.

Më datë 7 tetor grupi militant i Hamasit sulmoi Izraelin, që më pas u kthye në një luftë mes dy vendeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë