Bota

Hamasi: Beteja sapo ka filluar! Izraeli kundër Guterres: Nuk meriton të drejtojë OKB-në

Gazeta Si - "Jemi ende në fillim të betejës. Faza pasardhëse do të jetë më e madhe dhe më intensive". Kjo deklaratë vjen nga zëdhënësi i Hamas-it në Liban, Osama Hamdan, sipas ‘Al Jazeera’.

Izraeli ndërkohë ka bërë me dije se edhe me paktin për pengjet lufta nuk do të ndalet. “Edhe nëse do të ishte i nevojshëm një armëpushim për rikthimin e pengjeve tona, lufta nuk do të ndalet”, - ka thënë ministri Benny Gantz për mediat.

Antonio Guterres, sekretari i Pergjithshem i OKB-se. Gazeta Si, 14 nentor 2023

Izraeli ka dalë kundër sekretarit të OKB-së, Guterres. "Antonio Guterres nuk meriton të drejtojë OKB-në”, - ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Eli Cohen, në Gjenevë, ku ndodhej me një delegacion të familjarëve të personave të rrëmbyer, pas polemikave me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ditët e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë