Futboll

Haland është lojtari më i çmuar në botë, pas tij vijnë Mbape dhe Vinicius

Gazeta Si - Erling Haland është me shumë mundësi ëndrra e të gjithë tifozëve të futbollit në botë. Kush nuk do ta donte sulmuesin norvegjez të Mançester Sitit?

Një konfirmim për vlerën e madhe të këtij sulmuesi e jep siti "Football Benchmark", që ka bërë një klasifikim të 50 futbollistëve më të çmuar të globit. Norvegjezi renditet I pari dhe ka një vlerë prej 196.1 milionë eurosh.

Sulmuesi norvegjez i Mançester Sitit, Erling Haland. Gazeta Si, 20 tetor 2023

Haland lë pas krahëve sulmuesin tjetër, Kilian Mbape, me francezin që ka vlerën 167.7 milionë euro. Pas tyre vjen braziliani i Real Madridit, Vinicius Junior, me 163.5 milionë euro.

I vetmi lojtar nga Seria A që bën pjesë në 10-shen më të mirë është sulmuesi i Napolit, Viktor Osimhen. Ai mban vendin e 10-të me vlerën 118.5 milionë euro.

Vendin e 4-t në këtë klasifikim e mban anglezi Xhud Belingam i Realit me 153.9 milionë euro. Pastaj me radhë vijnë Jamal Musiala i Bajernit me 149.3 milionë euro, Bukajo Saka i Arsenalit me 137.7 milionë euro, Gavi i Barcelonës me 135.6 milionë euro, Fill Foden i Mançester Sitit me 129.3 milionë euro dhe Pedri i Barcelonës me 125 milionë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë