Gazeta Si – Bomberi norvegjez i Mançester Sitit ka shpërthyer sot në mbrëmje në ‘Kenilworth Road’. Por nuk ishte i vetmi, 4 asiste për Kevin De Bryjne.
Erling Haland e ekzagjeron në FA Cup, kundër Lutonit. I pandalshëm përpara portës kundërshtare, ai realizoi 5 gola në një orë lojë. Sulmuesi i Mançester Sitit shënoi pas 3 minutash golin e parë, më pas bëri të njëjtën gjë në minutat 18′, 40′, 50′ dhe al 58′.

Një mbrëmje e veçantë, ku kontribuoi jo pak edhe Kevin De Bryjne, duke shërbyer 4 herë për golat e norvegjezit. Pas 5-golëshit të Haland, në fund mendoi Kovaçiç për të fiksuar rezultatin në 6-2, ndërsa Mançester Siti ka kaluar në çerekfinale të kompeticionit.
Ka kaluar turin edhe Leiçesteri kundër Burnemuthit, falë një goli të Isahaku Fatau në kohën shtesë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.