Lajme

Haki Çako në krye të Agjencisë së Mbrojtjes Civile

Pas ndryshimit të statusit nga drejtori në agjenci, Emergjencat civile mësojnë edhe drejtorin e tyre.

Qeveria ka emëruar Haki Çakon në krye të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure. Çako drejtonte këtë institucion edhe para se të ndryshohej emri dhe struktura, që e transformuan nga drejtori në agjenci.

Para kësaj detyre, Haki Çako ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, gjatë periudhës kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë