Lajme

Hakerat mbërthejnë një shtet të tërë në SHBA

Që nga 7 maji, qeveria e shtetit të Baltimorës në SHBA ka njoftuar se është vënë nën sulm kompjuterik, i cili ka bllokuar gjithçka nga e-mailet deri te sistemet që lejojnë banorët të paguajnë faturat e ujit, qiratë e shtëpive si dhe shërbime të tjera. Sipas një raporti në The New York Times, mjeti që ka gjymtuar qytetin është një krijim i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare e quajtur "EternalBlue", i cili është përdorur në sulmet kibernetike të profilit të lartë.
Sipas ekspertëve të sigurisë, hakerat përdorën "EternalBlue", duke lejuar një palë të jashtme të ekzekutojë komanda të largëta në objektivin e tyre. Mjeti u zbulua nga grupi "The ShadowBrokers" në prill 2017. Hakerët që përdorin "EternalBlue" janë përgjegjës për disa sulme kibernetike të mëdha.

Sulmi në Baltimorë është instrumenti i fundit i përdorimit të këtij virusi, ndërsa një raport i kohëve të fundit nga "WeLiveSecurity" thekson se përdorimi i tij është në rritje, veçanërisht kundrejt objektivave të SHBA.

Kompjuterët e Baltimorës u goditën me një sulm të tipit ransomware në fillim të këtij muaji dhe zyrtarët e qytetit kanë thënë se nuk do të paguajnë kërkesën prej 76,000 dollarësh. Qyteti ka filluar të zbatojë disa zgjidhje, duke përpunuar me dorë transaksionet e pasurive të patundshme dhe duke krijuar një sistem Gmail për punëtorët e qytetit. Ndërkohë, The Baltimore Sun raporton se departamenti i IT i qytetit po punon për të rikthyer qasjen në sistemet e qytetit duke përmirësuar sigurinë e tyre ndërsa ata e bëjnë këtë./The Verge


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë