Lajme

Hajdari kritikon opozitën: Bojkoti i zgjedhjeve, fatalitet politik

Deputetja Rudina Hajdari e ka cilësuar një fatalitet politik vendimin e partive opozitare për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

“Marrëveshjen ndërmjet partive politike të opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhjet lokale, e shikoj si një fatalitet politik”, shkruan deputetja në “Twitter.”

https://twitter.com/rudina_hajdari/status/1121087992259649536

Në dy postime të njëpasnjëshme, Hajdari nënvizon se “indiferencën e qeverisë për situatën e krijuar dhe uria absolute e saj për të gllabëruar çdo ditë pushtet, nuk përbën gjë tjetër, veçse shkakun e drejtëpër drejt të kësaj gjëndjeje”.

https://twitter.com/rudina_hajdari/status/1121087994067324928

Në përfundim ajo shpreh domosdoshmërinë dialogut për të ardhmen e Shqipërisë për një zgjidhje të shu,ë pritur.

“Sa nuk është vonë të gjithë ata që duan të ardhmen e Shqipërisë, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë, por të ulen në tryezën e bisedimit për të gjetur zgjidhjen e shumë pritur”, vijon deputja Hajdari.

https://twitter.com/rudina_hajdari/status/1121087995543732230

Vajza e një prej themeluesve të PD, Azem Hajdari, nuk pranoi të djegë mandatin e deputetit duke shkelur kështu veendimin e grupit. Ajo doli kundër kryetarit Lulzim Basha, duke theksuar se Partia Demokratike nuk ka të ardhme nën drejtimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë