Ka ndodhur

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko pozitiv me COVID-19

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka rezultuar pozitiv me Covid-18. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për mediat, nga Banka e Shqipërisë. Mësohet se gjendja shëndetësore e Sejkos paraqitet e mirë.
Ditën e sotme BSH organizoi konferencën virtuale me temë “COVID-19, Ndikimi në ekonominë reale dhe përshtatja e politikave të bankave qendrore”, ku u sqarua edhe mungesa e Sejkos në diskutim.

“Kjo konferencë u organizua nën kujdesin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, i cili nuk e pati të mundur t’u bashkohej punimeve të saj, për shkak të rezultimit pozitiv pas testimit të kryer për COVID-19. Fatmirësisht, Guvernatori Sejko është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka filluar karantinimin e detyrueshëm", thuhej në njoftimin e BSH-së.

Ditën e sotme, pozitive me Covid-19 rezultoi dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë