Bota

Guterres ‘aktivizon’ nenin 99 të OKB-së. Kërkon armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit

Në një lëvizje të rrallë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka përdorur Nenin 99 të Kushtetutës së OKB-së, duke detyruar Këshillin e Sigurimit të ndërhyjë në luftën Izrael-Gaza.

Sipas zëdhënsve, Guterres në një letër drejtuar Këshillit, kërkon që të urdhërohet armpëushimi.

Kjo është hera e parë që kur ai erdhi në detyrë, në vitin 2017, që detyrohet të përdorë Nenin 99.

Shefi i OKB-së bëri një hap të tillë “duke pasur parasysh shkallën e humbjes së jetëve njerëzore në Gaza dhe Izrael, në një kohë kaq të shkurtër”.

Të paktën 16,248 palestinezë janë vrarë në Gazë që nga 7 tetori. Në Izrael, numri zyrtar i vdekjeve është rreth 1,200.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë