Trend

Gucci, nxjerr në treg atlete të “pista”. Kushtojnë 870 dollarë

Një javë pasi nxiti zemërimin e njerëzve me një triko raciste, duket se Gucci ka vendosur t’i shtojë akoma më shumë benzinë zjarrit. Këtë herë bëhet fjalë për një palë atlete të dizenjuara sikur janë të papastra, të cilat kushtojnë 870 dollarë.

Duke kërkuar për të sjellë diçka të veçantë, javën e kaluar Gucci provokoi me linjën e re të bluzave të cilat ishin me jakë të gjerë dhe buzë të kuqe gjigante, që dukej sikur i ngjante një fytyre të një njeriu me ngjyrë. Gucci e tërhoqi artikullin nga raftet dhe në internet, pas një vale reagimesh që mori për këtë bluzë.

Ndonëse ka disa ditë që këto atlete kanë dalë në treg, asnjë palë e tyre nuk janë shitur.

Në faqen e internetit, Gucci shkruan se pavarësisht nga "efekti i pikëlluar", këpucët janë bërë nga "materialet me cilësi më të lartë", ndërsa sugjeron pastrimin e tyre me produkte neutrale ose me ngjyra të njëjta për të shmangur shenjat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë