Jete & Stil

Gucci dhe Facebook bëhen bashkë kundër produkteve false

“Gucci dhe Facebook kanë ngritur një proces të përbashkët gjyqësor në Kaliforni kundër një individi që dyshohet se ka përdorur platformat e mediave sociale për të shitur produkte të rreme Gucci dhe këtë do e bëjmë gjatë gjithë kohës sa herë të vëmë re diçka të tillë”, thanë të dy kompanitë të martën.

Nisma, e para e këtij lloji për Gucci dhe Facebook, është shembulli i fundit i një gjigandi interneti që bashkon forcat me një markë luksoze për të luftuar përhapjen e produkteve të falsifikuara që shiten përmes mediave sociale.

Amazon ka ngritur padi të ngjashme gjatë vitit të kaluar me Valentino dhe Ferragamo.

Në një deklaratë, Gucci dhe Facebook pretenduan se e pandehura e paidentifikuar përdori llogari të shumta në Facebook dhe Instagram për të promovuar biznesin e saj ndërkombëtar të falsifikuar në internet.

Shitjet në internet të çantave, këpucëve dhe veshjeve luksoze kanë lulëzuar gjatë vitit të kaluar ndërsa pandemia e koronavirusit detyroi shitësit me pakicë të mbyllnin përkohësisht dyqanet e tyre.

Media si Facebook janë të parat që përdoren për të shitur por për ta bërë këtë duhet të tregojë se kjo platformë nuk është një kanal për të shitur produkte false.

Në deklaratë, dy kompanitë thanë se vetëm në vitin 2020, Gucci ka hequr mbi katër milion lista të produkteve false në internet, kanë konfiskuar 4.1 milion produkte dhe kanë çaktivizuar mbi 45,000 faqet e interneti dhe llogari në mediat sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë