Futboll

Guardiola afron te Mançester Siti fenomenin 14-vjeçar Sulivan, e donin dhe Reali e Bajerni

Gazeta Si – E ndiqnin Real Madrid, Borusia Dortmund dhe Bajern Mynih, por ai nuk ka preferuar asnjërin prej tyre, edhe pse bëhet fjalë për tre nga klubet më të mëdha në Europë.

Kavan Sulivan, 14-vjeçari amerikan që cilësohet si një fenomen i futbollit, ka vendosur të luajë në Angli. Ai do të transferohet në akademinë e Mançester Sitit, ku trajneri Pep Guardiola do ta vëzhgojë.

Sulivan ka lindur në 2009-ën dhe ka debutuar tashmë në futbollin profesionist, në skuadrën e dytë të Filadelfia Jnion në ‘Major League Soccer (MLS) Next Pro’. Ai u fut si zëvendësues në ndeshjen kundër Nju England.

Klubet e mëdha europiane janë gjithmonë në kërkim të talenteve dhe i ndjekin ata që në moshë fare të vogël. Bëhet fjalë për të rinj premtues, kryesisht nga Afrika dhe Amerika e Jugut. Këtë herë bëhet fjalë për një amerikan dhe garën e ka fituar Guardiola me Mançester Sitin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë