Politike

Bardhi: S’ka reformë zgjedhore të njëanshme. Noka: Jemi të bashkuar, s’diskutohet më kjo çështje     

Nuk ka ndryshim qëndrimi nga grupi parlamentar i PD-së i drejtuar nga Gazment Bardhi lidhur me komisionin e reformës zgjedhore që pritet të mblidhet nesër në mesditë

Pas mbledhjes së grupit, Bardhi tha për mediat se, një reformë e njëanshme mes Ramës dhe grupit të Bashës cenon rendë besueshmërinë dhe vërtetësinë e reformës zgjedhore.

"Reforma zgjedhore duhet të përfshijë shit-blerjen e votës, keqpërdorimin e administratës shtetërore, intimidimin e votuesve dhe administrim korrekt të zgjedhjeve dhe duke mbajtur në konsideratë rezolutën e miratuar nga Komiteti i Stabilizim Asociimit mes BE dhe Shqipërisë ku për herë të parë theksohet nevoja jo thjesht për gjithëpërfshirje por për një përfaqësim të vërtetë të opozitës në komisionin e reformës zgjedhore...

Kuvendi ka një traditë të të funksionit të këtij komisioni  dhe tradita është që opozita dhe mazhoranca duhet të kenë numra të njëjtë në komision por vullneti i njërës palë nuk mund ti mbivendoset palës tjetër në këtë komision.

Ky është koncepti se si funksionon komisioni i  reformës zgjedhore dhe kjo është dhe kërkesa e deputetëve të opozitës dhe grupit parlamentar të PD.

Vijimi i farsës nga korporata e vitit 2020 në një reformë të njëanshëm zgjedhore që është paralajmëruar të premten është një fasadë e atyre që bllokuan reformën zgjedhore për 22 muaj dhe që i siguruan Ramës mandatin e tij të tretë”, tha Bardhi.

Ndërsa Flamur Noka është shprehur ndër të tjera se nëpër mbledhje nuk diskutohet më çështja e bashkimit.   

“Në çdo mbledhje ne diskutojmë aksionin tonë, çështja e bashkimit është e mbyllur, nuk diskutohet më si çështje. Ne vijojmë fazën e fundit që do jetë fuzioni i plotë i partisë. Aksioni ka nisur ashtu siç e kemi thënë. Shqiptarët e kanë një Parlament real dhe ai është te Rruga e ‘Shpresës”, tha Noka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë