Lajme

Grupi “Bajraj”, Gjykata lë në burg 6 prej tyre

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit e grupit “Bajri”.
Është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” për Behar Bajrin, Safet Bajrin, Ilir Rustemin, Ismet Idrizin, Asmer Bilalin, Sirjan Alija.
Masa “detyrim paraqitje” është dhënë për Senad Halluni, kryeinfermierja Florine Hoxha dhe Mira Nikajn (Përgjegjëse e financës në Spital).
Ndërkohë është lënë në “arrest shtëpie” infermierja Jorida Murati.
Avokati i grupit “Bajri”, në një prononcim për mediat tha se “masa e re e sigurisë është që të mbahen të paraburgosur”. Sipas tij, akuzat e reja janë si flluskë sapuni.
Gjatë seancës së verifikimit të masave të sigurisë janë zbardhur dëshmitë e Behar Bajrit, drejtues i grupit dhe Safet Bajrit.
Sipas dëshmisë së tyre, akuzat janë të sajuara dhe duan t’i mbajnë në burg me çdo kusht.
“Duan të na mbajnë në burg me çdo kusht. Janë akuza të sajuara, gjithçka e kemi nga Anton Martini”, mësohet të kenë dëshmuar ata, duke hedhur në këtë mënyrë akuza në drejtim të prokurorit Andon Martinaj.
Anëtarët e grupit Bajri u arrestuan pas operacionit të koduar “OAZ”.
Dy ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi 10 masa të reja sigurie për persona të dyshuar të implikuar në rrjetin kriminal të grupit të ‘Bajrave’ ku në pranga ranë shefi i shërbimeve te materniteti pranë Spitalit Rajonal në Shkodër Senad Halluni, kryeinfermierja Florine Hoxha si dhe financierja e këtij spitali Mira Nikaj. Gjithashtu në pranga ka rënë dhe një vajzë, Jorida Murati 32 vjeç, me banim në Tiranë, e cila ishte e punësuar formalisht si infermiere në këtë spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë