Taksa

Grupet e interesit kundër, projektligji për tatimin e të ardhurave nuk kalon në Kuvend. Po përgatitet një i ri

Nga Gazeta ‘SI’ - Projektligji për “Tatimin mbi të Ardhurat”, do të shqyrtohet përsëri në janar të vitit 2023, për shkak se grupet e interesit dhe ekspertët kanë kundërshtuar disa nga pikat e përfshira aty, specifikisht atë të profesioneve të lira.

Në komisionin e Ekonomisë, drejtuesi i saj, Eduart Shalsi, njoftoi se po përgatitet një draft i ri, efektet e të cilit mund të shihen në vitin 2024.

Sipas ekspertit kontabël, Sotiraq Dhamo, përfshirja e profesioneve të lira në tatime do të thoshte rritje të evazionit dhe ulje të cilësisë së shërbimeve nga këta ekspertë.

“Në këtë ligj nuk merret vesh kush është biznes i madh a i vogël. Nuk janë në përputhje me të tjerët më parë. Ligjet e mëhershme kanë koherencë nuk mund të ndryshohen kështu se i shkon dikujt në mendje”, - u shpreh eksperti në Komision.

“Gama e njohjes së shpenzimeve duhet zgjeruar. Në dokument ka shumë konfuzion. Ne jemi kundër dhe termit ‘të vetëpunësuar’. Tatimi mbi të ardhurat individuale dhe ato nga trashëgimia duhet rishikuar me kujdes. Ligji vetëm i ka cekur, nuk i shpjegon”, -tha eksperti fiskal, Eduart Gjokutaj, po pjesë e Komisionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë