Lajme

Grupe studentësh rikthehen në protestë para Kryeministrisë

Pas bojkotit dhe ngujimit në disa fakultete një grup i studentëve nga Fakulteti i Mjekësisë dhe Shkencave të Natyrës këtë të mërkurë u janë rikthyer protestave para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Kryeministrisë.
Një grup studentësh para godinës së Kryeministrisë, me thirrjet “Kërkojmë arsim cilësor”, “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, “Anuloje ligjin”, kërkojnë përmbushjen e të gjithë kërkesave të paraqitura prej tyre për ulje të tarifave studimore, përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor deri edhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë.

Po ashtu, studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë vijuar me bojkotin edhe ditën e sotme.

Ndërkohë, qeveria ka vijuar turin e projektit të “Paktit për Universitetin”.
Pas asaj që Qeveria e konsideron "plotësim të kërkesave të protestave" të muajit dhjetor përmes “Paktit për Universitetin”, shumica e studentëve u janë rikthyer auditorëve mësimorë, duke vazhduar normalisht procesin mësimor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë