Futboll

Grezda largohet nga Partizani, zgjat vetëm pak muaj aventura e kuqe për sulmuesin

Gazeta Si – Eros Grezda nuk është më lojtar i Partizanit. Aventura e tij me klubin e kuq është mbylur sor zyrtarisht. Lajmi është dhënë nga vetë klubi kryeqytetas, që nuk nuk jep arsye, por vetëm sqaron se ndarja është bërë me konsensus.

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Eros Grezdën. Sulmuesi 28-vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve. Partizani falënderon Eros Grezdën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanellën e kuqe”, - shkruhet në njoftimin e Partizanit.

Eros Grezda kur prezantohej te Partizani. Gazeta Si, 5 dhjetor 2023

Grezda u bashkua me kampionët në fuqi gjatë verës, në kohën kur trajner ishte kroati Zoran Zekiç, i cili e njihte mirë ish-futbollistin e Kombëtares, pasi ky i fundit ka luajtur në Kroaci. Gjatë kësaj periudhe sulmuesi anësor është aktivizuar pak, sepse ka pasur edhe dëmtime.

Ish-lojtari kuqezi erdhi në kampionatin shqiptar për të tentuar rilindjen me Partizanin, ashtu siç bëri pak a shumë Taulant Seferi me Tiranën. Ky i fundit ia arriti qëllimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë