Mjedis

Greta Thunberg: Ekspertët e klimës po injorohen, ne nuk mund të bëjmë asgjë pa shkencën

"Ekspertët e klimës nuk po dëgjohen pavarësisht nga pandemia e koronavirusit që thekson rëndësinë e ndjekjen e situatës së mjedisit," ka thënë aktivistja e mjedisit Greta Thunberg.

Adoleshentja suedeze është shprehur se  kriza e Covid-19 kishte ndezur një alarm se si bota nuk mund të bëjë pa shkencën, por njerzit si gjithmonë dëgjojnë vetëm një shkencëtar. 

“Padyshim që pandemia ka ndikim në mënyrën se si njerëzit e vlerësojnë klimën. Unë mendoj se kjo pandemi ka treguar se ne jemi në varësi të shkencës," shpjegoi adoleshentja e cila prej disa vitesh tashmë është aktiviste e mjedisit. 

Në prag të vitit të ri aktivistja e mjedisit u shpreh skeptike ndaj faktit se vendet e mëdha kanë premtuar se do të zvogëlojnë emetimet e tyre të karbonit, të tilla si Kina, e cila është zotuar të arrijë zero emetime deri në vitin 2060.

"Kjo do të ishte shumë mirë nëse ata do të bënin diçka. Ne nuk mund të vazhdojmë të flasim vetëm për data dhe premtime hipotetike, të paqarta, të largëta. Ne duhet të bëjmë gjëra tani. Dhe gjithashtu  edhe uljen e emetimet. Le të shpresojmë që është kështu dhe le të bëjmë presion që të bëhet kështu”, tha ajo.

Thunberg tha se ajo u përpoq të injoronte edhe aktivitetin e saj në Twitter, duke thënë se nëse do përpiqej të mbrohej gjithë kohës në rrjete sociale nuk do kishte kohë për asgjë tjetër.  Gjithashtu, ajo u shpreh se ishte mirë të kthehej në shkollë pas një periudhe fushate dhe se i pëlqente të studionte.

Pandemia e koronavirusit ka ndaluar muajt e fundit lëvizjen "Fridays for Future" që Thunberg e ngriti që nga mbajtja e tubimeve të saj masive, të cilat filluan si një protestë vetëm, jashtë parlamentit të Suedisë në Stokholm në gusht 2018.

Burimi:The Guardian/Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë