Mjedis

Greta Thunberg, brumbulli i ri që mban emrin e aktivistes së klimës

Një insekt i vogël që ushqim të preferuar ka rrënjën e panxharit është zbuluar përsëri, pas një kohe shumë të gjatë që shkencëtarët e mendonin të zhdukur. Specia e ka emrin biologjik Nelloptodes gretae, por biologët kanë vendosur t’i venë një emër tjetër, atë të aktivistes Greta Thunberg. Ata shpjeguan se përpos faktit që emri fillestar i insektit ishte i ngjashëm me emrin e aktivistes, por edhe për faktin që 16 vjeçarja e dashuron mjedisin.
Insekti është 1 milimetra i gjatë dhe nuk ka krahë ose sy, por dy tentakula në fillim të kokës të cilat janë shumë të ndjeshme. Shkencëtari Michael Darby tha se ai zgjodhi këtë emër për insektin, pasi ishte jashtëzakonisht i impresionuar nga fushatat mjedisore të vajzës së re suedeze.
N. gretae fillimisht u gjet për herë të parë në Kenia në vitet 1960 nga biologu William Block, i cili dërgoi një prej insekteve edhe në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër në 1978. Që nga ai vit insekti gjendej i balsamosur në një nga koleksionet e muzeut. Ndërkohë, që Darby po studionte këtë koleksion, filloi kërkimet nëse mund të gjente përsëri për këtë specie.

Duke shpjeguar se është më mirë që të gjithë ta njohim si “brumbulli pas zonjës Thunberg”, ai thotë se gjithmonë do të pranojë kontributin e saj të jashtëzakonshëm në ndërgjegjësimin e njerëzve për mjedisin.
Max Barclay, drejtori i muzeut, i cili është marrë për një periudhë të gjatë me insektet, tha që emri ishte i përshtatshëm sepse speciet e pa zbuluara po humbasin gjatë gjithë kohës, përpara se shkencëtarët t’i kenë emëruar ato dhe ky fenomen më pas krijon humbjen e biodiversitetit.
“Është e përshtatshme që çdo zbulim i ri si ky insekt të emërohet, pasi është shumë e rëndësishme që edhe brezat e ardhshëm të kenë njohuritë e duhura për çdo gjallese në Tokë,” shtoi ai.

Por a ka të njohur të tjerë, të cilëve shkencëtarët i kanë përdorur emrat e tyre?
Për shkencëtarët, emërtimi i një specie të zbuluar rishtazi, nuk është bërë që ata të duken më kreativ, por për që çdo gjallesë të jetë më shumë e njohur.
Kjo mënyrë ka ekzistuar prej kohësh, për shembull edhe me emrin e Bob Marley është identifikuar një insekt parazit që infekton peshqit dhe gjendet në ujë.

Gjithashtu, edhe për biologun anglez Richard Dawkins, ka një gjallesë që mban emrin e tij. Është peshku Dawkinsia i cili gjendet gjithnjë edhe më rrallë. Ndërsa, njëjtë si Greta Thunberg, Leonardo Di Caprio është “adashi” i një merimange e cila është quajtur nga shkencëtarët si Spintharus leonardodicaprioi.

Shkencëtarët mendojnë se në dallim nga emrat e përhershëm që insektet marrin nga përbërja e tyre, emrat e të famshmëve mbahen mend gjithmonë.
Shumë specie të tjera kanë marrë emrat e personave të famshëm, si një lloj brumbulli i njohur me emrin Anophthalmus hitleri, emri i të cilit përkon me atë të Adolf Hitlerit. Por, shkencëtarët thonë se emrat e insekteve gjithashtu duhet të vendosen edhe për nga ngjashmëria. Për shembull, ekziston një lloj mize me krahë në ngjyrë të artë e quajtur Scaptia beyonceae dhe ky emër është vendosur, pasi ngjyra e krahëve të saj ngjason me flokët e Beyonce.


Gjithashtu, edhe një molë me gjenitale relativisht të vogla dhe kokë bionde është quajtur Neopalpa donaldtrumpi, nga biologu Vazrick Nazari në vitin 2017. Sipas deklaratës së biologut aso kohe ishte shumë e ngjashme me Presidentin Donald Trump./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë