Parlamenti grek ka kaluar sot projekti-ligjin për shtrirjen e zonës bregdetare të vendit në 12 milje në Detin Jon me një shumicë të gjerë prej 284 deputetësh.
Qeveria e Qiriako Mistotaqis e ka përshkruar zgjerimin e Greqisë në Jon si historik, duke thëne së Parlamenti grek vendosi sot të rrisë, me mjete paqësore, sovranitetin kombëtar detar. Ai gjithashtu tha se zgjerimi i ujërave territoriale në Jon është baza për zgjerimin edhe në Egje.
"Më shumë se dy shekuj më vonë, Greqia po rritet përsëri në të njëjtin rajon," Mitsotaqis, gjatë fjalës së tij. Ne rezervojmë të drejtën për të zgjatur ujërat territoriale në Kretë dhe kudo që zgjedhim, nënvizoi Kryeministri gjatë fjalës së ti. "Ne po dyfishojmë ujërat tona territoriale në Jon," theksoi kryeministri grek.
"Një moment historik për vendin tonë: Greqia rritet me miratimin e projekt-ligjit për zgjerimin e ujërave territoriale të vendit tonë në Detin Jon dhe Ishujt e Jonit, në Kepin Tainaro në Peloponez, me një shumicë të fortë parlamentare," tha nga ana tjetër Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias.
Për më tepër, ai tregon se të udhëhequr nga e Drejta Ndërkombëtare dhe Ligji i Detit, Greqia ruan të drejtën e patjetërsueshme për të shtrirë ujërat territoriale në pjesë të tjera të territorit grek.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.